Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u bëri thirrje vendeve perëndimore që të ndalojnë hyrjen e të gjithë qytetarëve rusë. Mënyra për të ndaluar Rusinë nga aneksimi i më shumë territorit të Ukrainës, tha Presidenti Volodymyr Zelensky të hënën, është që vendet perëndimore të njoftojnë se do të ndalojnë të gjithë qytetarët rusë si përgjigje, transmeton InfoShqip.
Në një intervistë për The Washington Post, ai tha se sanksioni më i fuqishëm kundër Rusisë do të ishte mbyllja e kufijve.
“Rusët po vjedhin tokën e të tjerëve. Lërini të jetojnë në botën e tyre derisa të ndryshojnë filozofinë e tyre”, tha Zelenski./InfoShqip.com










