Zelensky: Nëse rusët marrin Bakhmutin, u hapet rruga për të pushtuar qytetet e tjera

Trupat ruse do të kenë “rrugë të hapur” për të pushtuar qytetet kryesore në Ukrainën lindore nëse marrin kontrollin e Bakhmutit.

Ishte ky paralajmërimi i presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky në një intervistë me CNN, teksa mbrojti vendimin e tij për të mbajtur forcat ukrainase në qytetin e rrethuar.

“Kjo është taktike për ne,” tha Zelensky, duke këmbëngulur se ushtria e Kievit është e bashkuar për të zgjatur mbrojtjen e qytetit.

“Ne e kuptojmë se pas Bakhmutit ata mund të shkojnë më tej. Ata mund të shkonin në Kramatorsk, ata mund të shkonin në Sloviansk, do të ishte rrugë e hapur për rusët pas Bakhmutit për në qytete të tjera në Ukrainë, në drejtim të Donetsk. Kjo është arsyeja pse djemtë tanë po qëndrojnë atje”, theksoi ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu