Zelensky thirrje ushtarëve rusë: Dorëzohuni, Putin po ju dërgon drejt vdekjes

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, u bëri një thirrje rusëve duke thënë se presidenti i tyre me vetëdije po i dërgonte qytetarët në vdekje.

Duke folur në rusisht, Zelensky u bëri thirrje forcave të Moskës të dorëzohen, reaporton Al Jazeera.

“Do të trajtoheni në mënyrë të civilizuar… Askush nuk do t’i dijë rrethanat e dorëzimit tuaj”, tha presidenti.

Komentet erdhën vetëm disa orë pasi Rusia miratoi një ligj që ashpërson dënimet për dorëzimin vullnetar dhe dezertimin.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu