Zelensky-ukrainasve: Putini po ju dërgon me vetëdije drejt vdekjes, refuzoni letrat e rekrutimit

Volodymyr Zelensky u ka bërë të shtunën mbrëma një apel rusëve, që të mos u binden urdhrave që “diktatori Putin” ka dhënë së fundmi. Duke folur në rusisht në fjalimin e përditshëm, lideri ukrainas u tha qytetarëve rusë që Putini po i dërgon me vetëdije drejt vdekjes për t’i shpëtuar dështimit të tij në Ukrainë.

Zelensky u bëri thirrje forcave të Moskës të dorëzohen, duke thënë: “Do të trajtoheni në mënyrë të civilizuar… askush nuk do t’i dijë rrethanat e dorëzimit tuaj”.

Fjalimi i presidentit të Ukrainës erdhi vetëm disa orë pasi Rusia miratoi një ligj që ashpërson dënimet për dorëzimin vullnetar dhe dezertimin, dhe ndërsa policia e Putinit arrestoi më shumë se 700 protestues kundër mobilizimit në qytete në të gjithë Rusinë, duke përfshirë rreth 300 në Moskë.

Zelensky tha: “Është më mirë të refuzosh një letër rekrutimi sesa të vdesësh si kriminel lufte në një tokë të huaj. Është më mirë të ikësh nga një mobilizim kriminal, sesa të gjymtohesh dhe më pas të mbash përgjegjësi në gjykatë për pjesëmarrje në një luftë agresioni”.

“Është më mirë t’i dorëzohemi ushtrisë ukrainase sesa të vritemi në goditjet e armëve tona, goditje të ndershme nga Ukraina që mbrohet në këtë luftë” perfundoj ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu