Zendeli: Kemi ftesë nga Edi Rama, por përveç BDI-së askush tjetër s’ka nevoj për një takim të tillë

Deputeti i Lëvizjes BESA, Fadil Zendeli ka theksuar se lideri i partisë së tyre ka ftesë nga kryeministri shqiptar Edi Rama, por sipas tij, përveç BDI-së askush tjetër s’ka nevoj për një takim të tillë.

“Kemi ftesë nga kryeministri i Shqipërisë për takimin e nesërm. Kryesia qendrore vendosi që ne jemi të gatshëm të bashkëpunojmë me Republikën e Shqipërisë dhe kryeministrin Rama, por si parti politike Lëvizja BESA nuk jemi gati të ulemi në të njëjtën tryezë me BDI-në.

BDI-së në këtë moment i duhet një takim në Tiranë. Nuk shohim që dikush tjetër ka nevojë për një takim të tillë. BDI ka interes për një takim të tillë siç e ka keqpërdorur në vitin 2017 për qëllimet e veta.

Sa herë që kanë problemet e tyre të brendshme me kundërshtarët e tyre të brendshëm, (BDI) kërkojnë ndihmë nga rajoni. Ne nuk shohim se duhet t’u vijmë në ndihmë tani”, deklaroi deputeti Zendeli.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu