Zeqiri ka një lajm të mirë, takim me miliarderët nga Arabia

Biznesmenë nga Arabia Saudite kanë vizituar Qeverinë dhe Parlamentin e Maqedonisë. Lajmin e ka bë të ditur deputeti Muhamed Zeqiri.

“Në Parlament në cilësinë e kryetarit të delegacionit për bashkëpunim me vendet e Lindjes së Mesme dhe anëtarët e tjerë të delagcionit të udhehequr nga kryeparlamentari Talat Xhaferi pritëm delegacionin e afarestive nga Arabia Saudite!”, ka shkruar Zeqiri në facebook, duke publikuar edhe fotografitë nga takimi.

Zaevi sytë nga Sheikët

Maqedonia është vendi i mundësive krahasuese për investime të reja, theksoi kryeministri Zoran Zaev në takimin e së mërkurës me delegacionin e biznesit nga Arabia Saudite. Siç kumtoi pres-shërbimi qeveritar, në takim është biseduar për politikat e reja ekonomike që e pozicionojnë Maqedoninë si destinacion stabil për biznes, mundësitë për investime, potencialet natyrore dhe resurset e vendit dhe klimën e volitshme investuese, si dhe për masat e mbështetjes nga Plani për rritje ekonomike për investime të reja dhe rritje të konkurrencës së ndërmarrjeve.

“Për ekonominë tonë është mirë që ta përforcojmë bashkëpunimin me Arabinë Saudite në planin politik dhe ekonomik. Maqedonia hap mundësi dhe mund të jetë destinacion i mirë biznesi për investuesit nga Arabia Saudite”, porositi kryeministri Zaev. Në këtë drejtim theksoi se investuesit potencialë të interesuar nga Arabia Saudite mund të marrin mbështetje të madhe shtetërore sipas Planit për rritje ekonomike nëse vendosin të investojnë në Maqedoni sipas kritereve transparente, të cilët janë të barabartë për të gjithë investuesit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu