Zëvendëskryeministri bullgar: BE të merret vesh me Maqedoninë e Veriut, dhe jo me Bullgarinë

Zëvendëskryeministri dhe ministri bullgar i financave, Asen Vasilev theksoi se Bashkimi Evropian duhet të merret vesh me Maqedoninë e Veriut dhe jo me Bullgarinë.

Sipas tij, BE duhet që pjesërisht të paktën të pranoj qëndrimin bullgar, dhe që kur të pranohet kjo, atëherë problemi do të jetë midis BE dhe Maqedonisë së Veriut dhe jo midis Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë.

E vërteta është se ka një problem dhe nuk mund të vihet nën qilim. Ajo që vjen nga Europa është problematike: Bini dakord me Maqedoninë për të zhbllokuar procesin. Hapi i parë në përgjithësi, për të filluar zhbllokimin e procesit, është të bindim partnerët tanë evropianë se nuk është Bullgaria ajo që duhet të merret vesh me Maqedoninë e Veriut, por BE-ja duhet të merret vesh me Maqedoninë e Veriut. Kjo do të thotë se BE-ja duhet të pranojë së paku pjesërisht qëndrimin bullgar se në Maqedoninë e Veriut ka probleme me gjuhën e urrejtjes dhe probleme për çështjen e bullgarëve në Maqedoninë e Veriut. Dhe kur BE-ja ta pranojë këtë, problemi do të jetë mes BE-së dhe Maqedonisë së Veriut, dhe jo mes Maqedonisë dhe Bullgarisë. Për sa kohë që ne nuk kemi një angazhim dhe kuptim më të gjerë të pozicionit tonë, Bullgaria nuk ka asnjë mënyrë për të hequr veton,” tha Vasilev për televizionin e njohur bullgar “Nova TV”.

Ai shtoi se djegia e klubit bullgar në Manastir nuk është kundër Bullgarisë apo Maqedonisë, por kundër gjetjes së mirëkuptimit mes dy palëve. “Nuk ka asnjë shans që një gjë e tillë të mos ndikojë në emocion, pra bisedat dhe negociatat. Shpresoj se nuk do të ketë efekt dramatik”, tha Asen Vasilev.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu