Zëvendës/ministri për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomi të ujërave, Albrim Hoxha po qëndron në Taxhikistan për të përfaqësuar vendin tonë në konferencën më të rëndësishme rajonale FAO të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Ushqim dhe Bujqësi, transmeton InfoShqip.com
Postimi i plotë
“Një ditë e parë intensive në Konferencën Rajonale të FAO-s – Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Ushqim dhe Bujqësi, që po mbahet në Taxhikistan, me diskutime të rëndësishme mbi sigurinë ushqimore, zhvillimin rural, ndryshimet klimatike dhe të ardhmen e sektorit agro-ushqimor në rajon.
I nderuar që përfaqësoj Republikën e Maqedonisë së Veriut në këtë forum të rëndësishëm ndërkombëtar dhe veçanërisht mirënjohës për besimin e dhënë me zgjedhjen time si nënkryetar (Vice Chair) i konferencës.
Vazhdojmë me angazhim për bashkëpunim më të fortë rajonal dhe politika moderne në bujqësi.” – ka shkruar Hoxha./InfoShqip.com/










