Zëvendëspresidentja e Iranit preket nga koronavirusi

Nënkryetarja e Iranit përgjegjëse për çështje të grave dhe familjes, Masume Ebtekar është infektuar me koronavirus, njofton Agjencia Irna.

“Kanë ekzistuar shenja të infektimit, ajo është kontrolluar, ndërsa testi ka dalë pozitiv”, ka bërë të ditur këshilltari i nënkryetares për Agjencinë iraniane.

Sipas të dhënave të fundit, numri i të infektuarve në Iran ka arrit në 245 ku 26 me përfundim fatal.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu