‘Zëvendësuesja më e denjë që mund të kisha’, si reagon Alketa Vejsiu kur e imiton Delinda Disha (VIDEO)

Delinda Disha numëron imitime të shumta në karrierën e saj si aktore humori. Ndër to është edhe imitimi i prezantueses aq të dashur për publikun, Alketa Vejsiu. Teksa e kishte të ftuar këtë të hënë “Në kurthin e Piter Pan”, vetë Vejsiu shprehu vlerësimin maksimal për aktoren.

“Është shumë bukur të kesh Alketën tjetër këtu, zëvendësuesen më të denjë që mund të kisha unë… Ku je o Delinda Disha, ku je?! Po ç’më ke bërë atë personazh aq simpatik moj Delinda, më ke bërë të qesh aq shumë në Historitë e Sevdasë që ke rrëfyer në Klanifornia”,– tha Vejsiu.

“Prandaj edhe unë të bëra, që ta kishim suksesin e garantuar”, u shpreh Disha.

Aktorja ishte e ftuara e parë për këtë sezon të katërt të Piter Pan, që nisi mbrëmjen e kësaj të hëne në Televizionin Klan.

Video:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu