Zgjedhjet do të mbahen, datën e caktojmë tek Pendarovski

Kryeministri teknik i Maqedonisë së Veriut është shprehur mbi mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare të cilat u shtynë shkaku i pandemisë së COVID-19, Spasovski tha se zgjedhje do ketë por për datën do vendoset në takimin tek Pendarovski, shkruan InfoShqip.

“Zgjedhje do të ketë vetëm çështja është se kur dhe këtë do ta vendosim në takimin e liderëve më 12 maj, ndërsa vendimi para së gjithash bazohet në interesat e shtetit dhe të qytetarëve duke i lënë mënjanë të gjitha interesat politike të cilat i kemi dhe do të determinohet nga zhvillimi i krizës shëndetësore”, porositi sot kryeministri Oliver Spasovski./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu