Zgjedhjet në degët e BDI-së, në kundërshtim me statutin e partisë

Zgjedhjet në degët e BDI-së, për kryetarë dege dhe anëtarë të kryesisë së degës po mbahen në kundërshtim të plotë me statutin e partisë. Që në fillim, vetë shpallja e konkursit është në kundërshtim me nenin 40 ku thuhet se propozimin e jep kryetari i partisë, ndërsa askund nuk parashihet konkurs, shkruan InfoShqip.

Në të njëjtin statut vërehet edhe një veprim tjetër që bie ndesh me procedurën e zgjedhjes së kryetarut dhe kryesisë së degës. Në konkursin e shpallur nga BDI thuhet se kryetarin e degës do ta zgjedhin anëtarët e partisë me votë “një anëtar, një votë”, ndërsa statuti parasheh se zgjedhjen e bëjnë e anëtarët e Kuvendit të degës.

Këto dy shkelje të rënda të statutit të BDI-së janë të mjaftueshme që në rast pakënaqësie, çdo anëtarë të kontestojë zgjedhjet e brendshme në Gjykatën Administrative. Për të organizuar zgjedhjet me modelin e ri, BDI duhej që paraprakisht të thirte Kongresin e partisë dhe të bëjë ndryshime në statut. /InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu