Zgjedhjet parlamentare në Francë, e majta dhe aleanca e Macronit janë pothuajse të barabarta

Sipas projeksioneve, bazuar në rezultatet e pjesshme të zgjedhjeve, pritet që aleanca centriste e presidentit francez Emmanuel Macron, të ruajë shumicën parlamentare pas zhvillimit të sotëm në raundin e parë të zgjedhjeve parlamentare në Francë.

Sipas projeksioneve, partia e Macronit dhe aleatët e tij fituan nga 25 deri në 26 për qind të votave, që do të thotë se janë pothuajse të barabartë me numrin e votave me koalicionin e ri të majtëve të përbërë nga mbështetës të majtëve, socialistëve dhe të Partisë së Gjelbër, transmeton T elegrafi.

Megjithatë, parashihet që kandidatët e Macronit të fitojnë në shumë zona kundër rivalëve të majtë, gjë që do t’i japë aleancës së Macronit një shumicë.

Gazeta belge “Libre” ka botuar një artikull duke iu referuar dy sondazheve të para të kryera nga disa institute për sondazhet e opinionit publik në Francë, ku thuhet se Aleanca Centriste e presidentit francez Emmanuel Macron dhe e majta ekologjike dhe socialistët e Jean-Luc Melanchon, kanë fituar përafërsisht të njëjtin numër të votave – rreth 25 për qind.

Ata pasohen nga aleanca e së djathtës ekstreme e Marin Le Pen me 18.9 për qind, Republikanët dhe aleatët e tyre me 13.7 për qind. /Telegrafi/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu