“Zgjidhja e vërtetë në Qipro është bashkëpunimi i bazuar në barazinë sovrane të dy shteteve”

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu zhvilloi një takim në ministri me Jane Holl Lute, këshilltaren speciale që sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres ka ngarkuar me detyrë për Qipron.

Në një postim në Twitter lidhur me takimin, Çavuşoğlu tha se me Lute kanë diskutuar përgatitjet e takimit jozyrtar në formatin 5+1 i cili do të mbahet në Gjenevë të Zvicrës në fund të muajit prill lidhur me çështjen e Qipros.

Zgjidhja e vërtetë dhe e vazhdueshme në interesin e të gjitha palëve në Qipro është bashkëpunimi i bazuar në barazinë sovrane të dy shteteve“, tha Çavuşoğlu.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu