Zhan Mitrev kërkon leje për transplantimin e organeve (VIDEO)

20 vjet pas transplantimit të parë të zemrës në Gjermani, nga kardiokirurgu Zhan Mitrev, ky i fundit thotë se në Maqedoni ekzistojnë pengesa administrative për kryerjen e transplantimit të organeve. Mitrev tha se përkundër faktit se spitali i tij i plotëson të gjitha kushtet, Ministria akoma nuk i ka dhënë leje për transplantimin e organeve.

Pengesat administrative ekzistojnë që nga fillimi,pra para 17 viteve,menjëherë në atë kohë është kërkuar dhe interesante ka qenë që në atë kohë,pra në vitin 2000,kur nënshkruam marrëveshjen më Fondin,aty na ishte e lejuar edhe transpaltimi i zemrës,por që atë ta bëjmë na duheshe leje edhe nga Ministria e Shëndetësisë dhe aty mbeti, në atë kohë ishin fjalët se nuk ka rregullativë, ligj – u shpreh Zhan Mitrev, Kardiokirurg.

Mitrev thotë se transplantimi i zemrës, mushkërive dhe organeve tjera jashtë shtetit kushtojnë shumë sidomos ajo e zemrës mbi 250,000 euro. Për këtë qëllim ai kërkon që ky proces të fillojë të realizohet në vend.

Numri është i madh,numri edhe tek fëmijët gjithashtu është i madh,sepse ka transplantim të mushkërive për shkak të sëmundjeve të ndryshme – tha Zhan Mitrev, Kardiokirurg.

Kardiokirurgu Zhan Mitrev deri tani ka bërë 15 mijë operacione të zemrës, ndërsa operacionin e parë në zemër të hapur e ka realizuar para 15 viteve në Maqedoni.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu