Zhan Mitrevit i merret pasaporta, prokuroria do ta ndjek për mashtrim

Me kërkesë të Prokurorisë Themelore Publike është marrë vendim për caktimin e masës së kujdesit dhe konfiskimin e pasaportës të Dr.Zhan Mitrevit për shkak të rrezikut të arratisjes, përcjell INA.

Prokuroria Themelore Publike Shkup ka njoftuar se është lëshuar urdhër për zhvillimin e procedurës hetimore ndaj personit për të cilin dyshohet se ka kryer një vepër penale – Mashtrim sipas nenit 247 të kodit penal.

I dyshuari, siç njofton Prokuroria Publike, në periudhën nga prilli i vitit 2020 deri në vitin 2022, si person juridik-institucion shëndetësor privat për të përfituar përfitime pasurore të kundërligjshme, me paraqitje të rrejshme të fakteve, ka mashtruar pacientët e trajtuar për Covid-19. me metodën e hemofiltrimit.

Prokurori publik kompetent, duke marrë parasysh rrethanat, në Gjykatën Themelore Penale Shkup ka dorëzuar propozim për caktimin e masës për sigurimin e të dyshuarit – konfiskim të pasaportës dhe masën e kujdesit.

Prokuroria më 18 korrik të këtij viti ngriti një rast pasi IRL publikoi një studim për punën e spitalit klinik “Zhan Mitrev” dhe mjekut Zhan Mitrev.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu