Aeroplani privat u zhduk nga radari në afërsi të aeroportit Aleksandri i Madh rreth orës 17:40, konfirmuar nga Ministria e Brendshme.
InfoShqip.com mëson se ky ishte një aeroplan që drejtohej nga Trevizo e Italisë dhe sipas informatave paraprake aeroplani kërkoi leje për të ateruar në Shkup për t’u furnizuar me karburant.
Ministria e Brendshme ka qenë e njoftuar nga kontrolli i trafikut ajror të aeroportit Aleksandri i Madh se 10 km nga pista në jug ka humbur nga radari aeroplani privat me regjistrim gjerman, në të cilën ka pasur gjashtë pasagjerë./infoshqip.com