Zhvillime të papritura, Juventus merr këtë vendim për Dybalan

E ardhmja e Paulo Dybala është vendosur të zgjidhet në ditët në vijim dhe ka shumë të ngjarë që ai të qëndrojë me Juventus për sezonin e ardhshëm, raporton Tuttosport.

Ylli argjentinas ka qenë i lidhur me një numër klubesh gjatë afatit të transferimeve të verës, në mesin e tyre Tottenham Hotspur dhe Manchester United.

Tani duket se gjërat kanë ndyshuar. Raportohet se Dybala do të qendrojë edhe për një sezon në Torino.

Raporti i ri sugjeron që hierarkia e klubit është gjithnjë e më e sigurt për ta mbajtur Dybalan në klub për fushatën 2019-2020 dhe vetëm një ofertë e madhe midis 70 deri 80 milionë do të ndryshojë rrethanat.

Kohëve të fundit Paris Saint Germain kishte shprehur gatishmërinë për ta transferuar Dybalan, por paraqitja e tij në ndeshjet parasezonale ka bindur drejtuesit e Juventus për t’i dhënë edhe një shansë për sezonin e ri.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu