Në objektin e Qeverisë së Maqedonisë, me fillim prej ora 19:00 do të takohen kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev dhe lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski. Këtë e konfirmuan për Portalb, nga Qeveria e Maqedonisë.
Siç thuhet, temë diskutimi do të jenë zhvillimet aktuale politike dhe çështja e emrit Maqedoni – Greqi.
Nga ana tjetër, për çështjen e emrit Maqedoni – Greqi sot në Melburn të Australisë është mbajtur protestë nga mërgimtarët maqedonas në të cilën është djegur fotografia e kryeministrit të Maqedonisë, Zoran Zaev. Në protestë, krahas që mos të ndryshohet emri i Maqedonisë, është kërkuar edhe të lirohen nga paraburgimi të dyshuarit për sulmin e 27 prillit të 2017-s në Kuvendin e Maqedonisë.










