Zhvillohet takimi i dytë mes Aleancës dhe Alternativës

Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa kanë vazhduar takimin e radhës. Grupet e punës së koalicionit kanë diskutuar për programin zgjedhor që do të garojnë për zgjedhjet e 12 prillit.

“Sonte në selinë e Alternativës u zhvillua takimi i dytë mes grupeve të punës të koalicionit AlternAtivA & Aleanca për Shqiptarët. Sonte u fol për programin zgjedhor me të cilin do të garohet në zgjedhje dhe u diskutuan mundësitë e përpilimit të një programi të përbashkët, që do të jetë ofertë konkrete për qytetarët tanë në zgjedhjet e 12 prillit.

Këto takime do të vazhdojnë edhe në ditët e ardhshme deri në finalizimin e këtij dokumenti. Ndryshimi vjen më 12 Prill!”, ka shkruar nënkryetari i ASH-së, Elmi Aziri.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu