“Ziadin Sela, aset i partisë”, Taravari: Do ta propozoj për kryetar kuvendi

Arben Taravari nga Aleanca për Shqiptarët në Këlan Debat deklaroi se ish kreun e partisë Ziadin Sela, do ta propozojë në pozitën e re të krijuar pas ndryshimit të Statutit në Kongres. Sela, sipas Taravarit, duhet të jetë kryetar i Kuvendit të Aleancës për Shqiptarët.

“Kur Ziadini dha dorëheqje, ne biseduam dhe ai më tha se dëshiron të pushojë. Unë i thash se nëse ai pushon atëherë edhe do të largohem edhe unë.

I kërkova të më qëndrojë pranë. AZiadini është aset i Aleancës për Shqiptarët, prandaj do ta propozoj për Kryetar të Kuvendit”, tha mes tjerash Taravari.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu