Ziadin Sela: E kemi gati propozim ligjin për nënshtetësi hapi i ardhshëm janë ndryshimet kushtetuese

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela ka deklaruar për Alsat-M se Koalicioni Aleanca dhe Alternativa kanë bërë gati propozim ligjin për Nënshtetësi me të cilin do të zgjidhet problemi i më shumë 60 mijë qytetarëve, kryesisht shqiptarë. “Në kemi premtuar se në 100 ditët e para të qeverisjes do të zgjidhim çështje e të gjithë qytetarëve që kanë problem me nënshtetësi dhe ky numër është shumë i madhë, sipas informacioneve që kemi, ky numër sillet nga 60 mijë deri 70 mijë”, theksoi Sela.

Sipas tij, koalicioni Aleanca dhe Alternativa është opozitë por tani më kur janë 30 deputetë shqiptarë në Kuvend, mund të futet në rend dite kjo dhe se për këtë çështje do të kërkojnë mbështetje nga të gjithë grupet parlamentare.

Në propozim ligjin e kemi gati dhe shumë shpejtë do ta lëshojmë në procedurë parlamentare për miratim. Por, nuk është ky i vetmi ligj për të cilin po punojmë, jemi në përgaditje e sipër edhe të pripozimit për ndryshime kushtetuese për ta bërë gjuhën shqipe kategori kushtetuese dhe të barabartë me atë maqedonase, opinioni e ka dëgjuar deklaratën e Zoran Zaev se kjo çështje duhet të zgjidhet në një moment më të përshtatshëm,pozitivë është shprehur edhe Kryetari i VMRO DPMNE Mickovski i cili deklaroi se është kundër përqindjeve dhe mendoj se tani më ka ardhë koha që të shihet nëse kto qëndrime janë vetëm sa për të joshur votuesin shqiptarë ose vërtet e mendojnë atë që e deklarojnë. Ne do tua krijojmë atë mundësi të gjithëve duke propozuar ndryshime kushtetuese”, deklaroi kreu i ASH-së, Ziadin Sela në emisionin “360 shkallë” në Alsat M.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu