Ziadin Sela: Pa shtet të së drejtës s’mund ecim askund

Sot në hapësirat e Ambasadës së Francës, ambasadori Kristian Timonie priti në drekë zyrtare kreun e Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, ku edhe u bisedua për pozicionin e Francës ndaj Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë sa i përket rrugës së tyre drejt BE-së dhe Non Paper-in e ri të Francës për politikat e zgjerimit të Bashkimit Europian.

Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela edhe njëherë nga afër ia tregoi ambasadorit Timonie të gjitha qëndrimet e partisë që ai udhëheq, dhe përpjekjeve që Aleanca për Shqiptarët vazhdon t’i bëjë për të ngritur vendin në nivelin e duhur për të plotësuar të gjitha kushtet për hyrje në BE.

Lideri i partisë, z, Ziadin Sela theks të veçantë i dha shtetit të së drejtës dhe sundimit të ligjit, luftës kundër krimit dhe korrupsionit, sigurinë si dhe lirinë e shprehjes.

Në takim, z. Sela potencoi se reformat që neve si shtet na duhen, dhe të cilat medoemos duhet t’i arrijmë janë në favor të qytetarëve, stabilitetit në vend dhe prosperitetit, ndërkaq disa herë potencoi se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut nuk duhet të ndahen nga procesi i negociatave, por duhet që kësaj rruge t’i shkojnë bashkë deri në fund.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu