Zidane dëshiron shitjen e ‘70 për qind’ të skuadrës nëse mbetet te Real Madridi, yje si Hazard dhe Kroos rrezikojnë largimin

Mediat spanjolle kanë zbuluar se trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, është i lodhur nga paraqitjet e dobëta të shumicës prej lojtarëve të tij.

Humbja në Shakhtar Donestk natën e kaluar ka zbehur shpresat e Realit për t’u kualifikuar nga grupi i tyre i Ligës së Kampionëve dhe kjo shkaktoi spekulime se Zidanes do t’i tregohej dera.

Sidoqoftë, gazeta Sport raporton se Zidane nuk po mendon të humbasë punën e tij dhe përkundrazi planifikon të bëjë presion për një pastrim të madh nga janari i vitit 2021.

Zidane ka humbur besimin te lojtarët e tij si belgu Eden Hazard ose Martin Odegaard i kthyer së fundmi.

Dyshja braziliane, Vinicius Junior dhe Rodrygo Goes gjithashtu e kanë lënë trajnerin francez të hutuar.

Zidane gjithashtu po lodhet me qëndrimin e disa lojtarëve. Dhe në këtë grup janë emra yjesh si braziliani Marcelo dhe gjermani Toni Kroos, ndërsa nuk mungojnë as emrat e Iscos dhe Marco Asensios.

Në të vërtetë, nëse do të jepej pushteti i plotë, Zidane do të spastronte 70 për qind të skuadrës së tij aktuale.

Trajneri i Realit beson dhe mund të llogarisë vetëm te Sergio Ramos, Raphael Varane, Ferlan Mendy, Casemiro, Federico Valverde dhe Karim Benzema.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu