Zidane flet për shkarkimin e mundshëm të Valverdes dhe emërimin e Xavit

Zizu thotë se trajnerët duhet të mësohen të jetojnë me spekulime, ashtu edhe Valverde. Zinedine Zidane nuk ka dashur të përfshihet në spekulimet lidhur me shkarkimin e mundshëm të Ernesto Valverde dhe emërimin e mundshëm të Xavi Hernandez në stolin e Barcelonës.

Pas eliminimit nga Superkupa e Spanjës, dhe startit jo të mirë të sezonit dhe vitit 2020 gjithashtu, Barça po mendon seriozisht ta shkarkojë Valverden.

“Valverde është si na ndodh gjithë trajnerëve, Nuk dua të përfshihem në këtë, ai duhet të jetojë me këtë, ashtu duhet të jetojmë ne trajnerët”.

Ndeshja me Atleticon? “Deri në momentin e fundit mendoja se Barcelona do ta fitojë ndeshjen, por nuk ndodhi sepse Atletico është ekip që lufton gjithmonë, ndeshjet luhen 90 minuta”, tha Zidane.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu