Zidane flet përsëri për Pogban dhe Neymarin

Paul Pogba dhe Neymar JR vazhdojnë të jenë objektivat kryesor të Real Madridit. Kampioni i shumëfishtë i Spanjës po kërkon me ngulm transferimin e dy super yjeve në Santiago Bernabeu.

Reali ka tentuar me një ofertë rreth 120 milionë funte për Paul Pogban, ofertë që është hedhur poshtë nga Manchester United.

Klubi anglez nuk dëshiron të heqë dorë nga ylli i tyre, ndërsa Los Blancos po kan vështirësi edhe për transferimin e Neymarit.

Për dy futbollistët që lidhën me një kalim të mundshëm te Real Madrid, ka folur edhe trajneri Zinedine Zidane.

“Paul Pogba është futbollist i Manchesterit dhe ne duhet ta respektojmë këtë. Jemi duke menduar vetëm për ndeshjen ndaj Celtas”, u shpreh Zidane, që të njëjtat fjalë i tha edhe për brazilianin Neymar.

“Neymar nuk është një lojtar i Real Madridit dhe unë vetëm sa thashë se të rëndësishëm janë lojtarët që gjenden këtu në ekipin tonë”, përfundoi tekniku francez.

Real Madridi do të luaj takimin e parë në La Liga në udhëtim te Celta Vigo.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu