Zidane: Hazard është lojtar shumë i mirë

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane ka thënë fjalë shumë të mirë për Eden Hazard.

Ylli belg shënoi dy gola në fitoren e Chelseat në disfatën kundër Real Madridit (3-2), takim ky i zhvilluar mbrëmë në Amerikë.
Hazard prej kohës është i lidhur më transferimin në Real Madrid.
“Ai është një lojtar shumë i mirë dhe çdo ekip i dëshiron lojtarët më të mirë”, është shprehur Zidane.

“Ai është lojtar i Chelseat dhe unë nuk mund të them asgjë më shumë. Ne i dimë aftësitë e tij dhe ai e tregoi cilësinë e tij në kohë të shkurtër”, ka thënë më tej tekniku francez./Albeu.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu