Zidane kishte nevojë për këtë: Ndeshja më e mirë pas rikthimit

Zinedine Zidane e ka vlerësuar fitoren e Real Madridit 1:0 kundër Sevillës si paraqitjen më të mirë të të bardhëve që prej rikthimit të tij në rolin e trajnerit në mars.

Goli me kokë i Karim Benzemas në minutën e 64-të ua fitoi të bardhëve të tri pikët në një terren të vështirë si Ramon Sanchez Pizjuan.

Trajneri francez Zidane është i lumtur me reagimin e skuadrës së tij pas humbjes turpëruese në mesjavë në Ligën e Kampionëve.

“Së pari, jam i lumtur. Bëmë paraqitje të madhe për 90 minuta në një terren të vështirë. Duhet t’i uroj të gjithë lojtarët e mi”, tha Zidane pas fitores të dielën.

“Kjo është fitore e përbashkët dhe jam i lumtur për të gjithë. Ishte ndeshja që më ka kënaqur më së shumti që prej se jam rikthyer”, shtoi ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu