Zidane largohet nga Real Madrid? Ja kush mund ta zëvendësojë

Pas humbjes 3 – 0 në Champions League përballë Paris Saint Germain, duket se drejtuesit e Real Madrid janë bindur që Zinedine Zidane duhet të largohet nga stoli.

Trajneri i klubit mbretëror në Spanjë është më i rrezikuar se kurrë për t’u shkarkuar nga detyra, ndërsa kanë nisur të qarkullojnë edhe emrat e zëvendësuesve.

Mësohet se një nga emrat që mund të zëvendësoj Zidane është Jose Mourinho. Ndërkohë, për stolin e Realit janë edhe dy emra të tjerë në listë.

. Bëhet fjalë për edhe ish-trajneri i Juventusit, Allegri, por edhe ish-mesfushori Xabi Alonso, që cilësohet si alternativa me kosto më të ulët.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu