Zidane me dhimbje koke, Modric kthehet në Madrid i dëmtuar

Një muaj më parë, Luka Modric u rikthyer në Madrid i dëmtuar, lëndim i pësuar me Kombëtaren e Kroacisë. Një muaj më pas, vetëm pak ditë rikuperimi, Luka Modric është dëmtuar sërish, dhe atë me Kroacinë.

Ai është detyruar të lërë fushën e lojës në minutën e 90-të, për të lëshuar fushën e lojës për Milan Badelj.

Nuk bëhet e ditur shkalla e dëmtimit, por Modric mbante me duar kofshën e djathtë dhe u largua nga fusha mes dhimbjeve.

Përveç Modric, në këtë ndeshje në 10 minutat e fundit ka çaluar edhe Gareth Bale dhe sipas AS, edhe ueslliani ka shqetësime që do të bëhen të ditura gjatë ditës së hëne.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu