Zijadin Sela për Taravarin: Vuan nga një sindromë, saherë që thotë JO e bën PO

Pas përfundimit të punimeve të kongresit të ASH-së, të thirrur nga Zijadin Sela, ai tha se e ka pyetur Arben Taravarin nëse do të kandidojë për president, dhe se përgjigja ka qenë që jo.

“Por siç duket ky vuan nga një sindrom, saherë që thotë ‘Po’ e bën ‘Jo’ dhe saherë që thotë ‘Jo’ e bën ‘Po’. Të mos them fjalë tjera”, deklaroi Zijadin Sela, raporton SHENJA.
Sela tha sipas Kongresit, kryetar legjitim i Aleancë për Shqiptarët është ato që akne vendosur delegatët sot.

“Unë jam kryetar i Aleancës, unë jam themelues i këtij subjekti politik, bashkë me aktivistët dhe anëtarët e ASH-së dhe nuk e di kush ka të drejtën morale ta kontestoj këtë gjë, ndërsa në aspektin legal do të vendosin gjykatat”, tha Sela.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu