Zjarr në Ministrinë e Drejtësisë në Shkup, digjet kati i arkivit (VIDEO)

Një zjarr i fuqishëm ka përfhsirë hapësirat e katit të lartë të Ministrisë së Drejtësisë. Flakët kanë kapluar kryesisht katin e katërt ku ruhet arkivi i kësaj ministrie, transmeton INA.

Një pjesë e të punësuarve ende kanë qenë në vendet e punës, kur është aktivizuar alarmi për zjarr. Sipas disa mediave, së fundi në disa raste ishte ndezur alarmi, por që ka rezultuar i rrejshëm, ashtu edhe sot kështu kanë menduar punonjësit e pranishëm në ministri, por më vonë kanë ndjerë erën e tymit, dhe se me shpejtësi kanë braktisur ambientet e ministrisë.

Zjarri ka ndodhur një kat më sipër se kabineti i ministrit të drejtësisë. (INA)


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu