Me zgjedhjen e qeverisë kalimtare dhe Oliver Spasovski në krye të saj, ekzekutivi është në duar të sigurta, posaçërisht kur është në pyetje përgjegjësia e tij parësore të organizojë zgjedhje të drejta, demokratike dhe efikase që do të sigurojnë një procedurë të shpejtë dhe ligjore institucionale për zgjedhjen e një qeverie të re. Kjo qeveri kalimtare është gjithashtu në duar të sigurta kur bëhet fjalë për vazhdimësinë e përparimit të vendit i cili ka parë një trend të fortë rritës.
Tani të gjitha strukturat politike në Qeveri kanë një detyrim të sigurojnë forcimin e mëtutjeshëm të institucioneve, jo pengesat brenda institucioneve.
Unë bëj thirrje që opozita të mbahet përgjegjëse dhe të mos abuzojë me këtë periudhë kalimtare.
Ne po hyjmë në një vit në të cilin me një fitore të re zgjedhore LSDM do të vazhdojë të bëjë më të mirën për secilin nga qytetarët tanë për të konfirmuar se sukseset e mëdha nuk ishin rastësi, por se ato ishin udhëzime të shëndetshme për rrugën e zgjedhur, të duhur.
Maqedonia e Veriut dhe qytetarët e saj, i gjithë kombi ynë është i denjë për familjen euro-atlantike të aleatëve dhe miqve. Qytetarët janë flamuri i përparimit dhe vlerave demokratike, dhe është me këto vendime të 12 prillit që ata do të forcojnë integrimin tonë të brendshëm dhe të jashtëm.










