Luftë për çdo vend pune, ruajtje të potencialit dhe kapacitetit të kompanive dhe mbajtjen e pagave dhe pensioneve me tendencë për rritjen e tyre sapo të kalojë kriza me Kovid-19, premtoi mandatari Zoran Zaevi i cili sot deri te Kuvendi i dorëzoi përbërjen dhe programin e qeverisë së re. Paralelisht me këtë paralajmëroi edhe vendosjen e komisioneve të cilat do të punojnë në pastrimin e gjyqësorit dhe kontrollimin e pronës dhe parave të funksionarëve, si dhe përgatitje të procesit të negociatave me Bashkimin Evropian. Pritjet janë se nga fundi i tetorit apo në fillim të nëntorit do të mbahet konferenca e parë ndërqeveritare.
Ka sfida të mëdha: Besoj se me këto kuadro cilësorë do të jemi shtet për të marrë shembull për shkak të kësaj që sot kemi miq dhe te fqinjët, dhe në NATO dhe në BE. Sot kemi kohezion të plotë midis komuniteteve me tendencë që të vazhdojmë ndaj arritjes së barazisë së përgjithshme për të gjithë”, theksoi Zaevi. I pyetur nëse mbetet në qëndrimin se secili i cili ka gabuar para ligjit madje edhe Sasho Mijallkovi dhe Nikolla Todorovi duhet të përgjigjen, Zaevi tha se lëshime nuk do të ketë në luftën kundër krimit dhe korrupsionit.
“Nëse lejojmë cilido qoftë për të cilin ekzistojnë dyshime të bazuara, dëshmi dhe argumente, ta shmangë drejtësinë, atëherë e kemi shkatërruar shtetin. Njëra ndër postulatet kryesore është lufta kundër krimit dhe korrupsionit, sundimit të së drejtës dhe barazisë para ligjeve të të gjithëve dhe këtu nuk do të ketë lëshime”, porositi mandatari i ardhshëm. Për numëratorin që ishte paralajmëruar, Zaevi tha se funksioni i tij varet nga aktvendimet gjyqësore përfundimtare.
“Numëratori është vendosur, e pagova privatisht. Ai varet nga aktvendimet gjyqësore përfundimtare dhe konfiskimit të pasurisë. Ky numërator deri më tani duhet të kthejë 18 milionë euro nga konfiskimi i pasurisë së “Trasmet” që është procedurë e përfunduar. Janë kthyer tashmë edhe një milion euro nga policia financiare. Numëratori varet nga aktvendimet gjyqësore, dhe nuk varet nga pushteti ekzekutiv. Ka edhe procedurë për përvetësim të parave nga dializa. Nëse konfirmohet në atë procedurë se është kështu siç pohon Prokuroria Publike, atëherë numëratori do të kthejë 11 milionë euro”, sqaroi Zaevi.










