Zotimet e ASH-së: Kopjime, përgjithësime, punë të kryera

Aleanca për Shqiptarët ka publikuar “zotimet” si pjesë e marrëveshjes për bashkëqeverisje me LSDM-në dhe BDI-në. Në mesin e tyre, vërehet se shumica e çështjeve janë përgjithësime, pa plan konkret për të përmirësuar jetën e qytetarëve.

Mes tyre ka edhe çështje të kopjuara nga partitë e tjera dhe programeve të vjetra, ose çështje që gjithsesi janë në plan si pjesë e agjendës për harmonizimin e legjislacionit me BE-në.

Por, pjesa më skandaloze nga zotimet e ASh-së është përfshirja e punëve të kryera nga ministrat e deritanishëm. Kjo sidomos bie në sy në sektorin e shëndetësisë, ku Aleanca për Shqiptarët ka premtuar rritje të pagave. Ishte ministri i deritanishëm i shëndetësisë, Bekim Sali, ai i cili e publikoi që në fillim të shkurtit se i ka mbaruar procedurat për rritjen e pagave në shëndetësi, duke filluar me pagën e shkurtit e cila paguhet në mars.

Gjithashtu, reformimi i shëndetësisë primare është projekt në zhvillim e sipër i nisur nga Bekim Sali, i cili gjatë mandatit punoi me përkushtim për këtë çështje.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu