Zotohet Sunak: Do të korrigjoj gabimet e Truss, na presim vendime të vështira

Kryeministri i ri i Britanisë Rishi Sunak u zotua të rikthejë besimin në politikën britanike në fjalimin e tij të parë pas marrjes së detyrës, duke vënë në dukje gjithashtu se nevojat e qytetarëve do të jenë primare.

“Për momentin vendi ynë po përballet me një krizë të thellë ekonomike”, tha Sunak, duke vënë në dukje ndikimin e pandemisë Covid-19.

Ai më pas iu referua ish-kryeministres Liz Truss, e cila dha dorëheqjen nga detyra të enjten e kaluar, duke thënë se kishte të drejtë që dëshironte të përmirësonte rritjen ekonomike.

Sunak gjithashtu theksoi se e admironte përkushtimin e saj për të bërë reforma, por theksoi se ishin bërë disa gabime. Përveç kësaj, ai tha se u zgjodh kryeministër pjesërisht për të korrigjuar gabimet e Truss dhe se procesi po fillon menjëherë.

Ai theksoi gjithashtu se e presin “vendime të vështira”, duke theksuar se nuk do ta lërë brezin e ardhshëm të zgjidhë problemin e borxhit.

Duke iu drejtuar qytetarëve që po përballen me një rritje të çmimeve të energjisë dhe ushqimeve, Sunak, i cili është një nga politikanët më të pasur në Parlamentin Britanik, tha se e kupton plotësisht se sa e vështirë është situata për shumë britanikë.

Gjithçka që mund të them është se nuk frikësohem. Unë e di përgjegjësinë që kam pranuar të marrë dhe shpresoj të përmbush kërkesat e saj”, tha ai.

“Kështu që unë jamë këtu para jush, gati për të udhëhequr vendin tonë në të ardhmen. Të vendos nevojat e tuaja mbi politikën për ndërtimin e një qeverie që përfaqëson traditat më të rëndësishme të fraksionit tim.

Së bashku mund të arrijmë gjëra të mëdha”, tha ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu