Zv/kryeministri i Maqedonisë së Veriut: BDI do të jetë me LSDM edhe nëse dorëhiqet Zaevi

Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut Artan Grubi, për programin 200 që transmetohet sonte në orën 21 e 50 në Alsat ka deklaruar se BDI do të qëndrojë në Qeveri me LSDM-në, edhe nëse Zoran Zaev vendos që të tërhiqet zyrtarisht edhe nga posti i kryeministrit.

Grubi ka deklaruar se Ahmeti ka bërë marrëveshje me Zaevin për qeverisje 2020-2024.

“Do ta respektojmë në përpikëri vullnetin e tyre, sepse është vendim sovran i Lidhjes Sociademokrate, por do të jetë vendim sovran edhe nëse propozojnë mandatar të ri në emër të Lidhjes Socialdemokrate, i cili do t’i prijë Qeverisë në vijim. Vlerësojmë që muajt ne vijim do të duhet të ketë pak tolerancë edhe nga ana e Lidhjes Socialdemokrate, në mënyrë që t[i rrumbullakojmë këto çështje që i përmendëm. Nuk besoj që do të ketë ndonjë ndryshim të madh, në veçanti në aspektin programor, sepse ai është harmonizuar për 4 vjet. Ne jemi në këtë koalicion, shpresojmë deri në vitin 2024, pa marrë parasysh, kush nesër do të jetë kryeministër.”– deklaroi Grubi.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu