Zvicra konfirmon viktimën e saj të parë të koronavirusit

Zvicra ka konfirmuar viktimën e parë të koronavirusit në këtë shtet, gjatë ditës së sotme. Këtë e ka bërë të ditur Zyra Federale e Shëndetit Publik, të cilët kanë theksuar se rasti i parë i koronavirusit u shënua edhe në këtë vend të Europës.

Siç raporton televizioni zviceran RTS, autoritetet në Ticino, në kufi me Italinë, kanë konfirmuar se rasti kishte ndodhur në rajonin e tyre.

Ky virus vdekjeprurës, deri më tani ka shënuar më shumë se 2 mijë e 600 njerëz të vdekur, shumica prej tyre në Kinë, ndërkohë që është përhapur edhe në rreth 30 vende të tjera.

Numri i të infektuarve nga koronavirusi deri më sot është rritur në 80 mijë e 114.

Ndërkohë që përhapja më e madhe në Europë, është duke ndodhur në Itali, ku për më pak se tre ditë janë shënuar shtatë viktima dhe rreth 260 persona kanë mbetur të infektuar.

Një shqetësim i madh sa i përket këtij virusi, është shkaktuar edhe në Kosovë, pasi që vetëm në këto dy ditët e fundit është raportuar për pesë raste të dyshuara, ku dy prej tyre kanë rezultuar të jenë negative, ndërkaq për tre raste të tjera pritet që të dalin rezultatet në vijim.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu