Zv/kryeministri Halili takoi ish zv/kryeministrat për zbatimin e MO-së

Zëvendëskryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Festim Halili, sot ka realizuar takim me ish zëvendëskryeministrat të angazhuar për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit, Musa Xhaferi, Imer Selmani dhe Abdilaqim Ademi.

Në këtë takim, njofton Sektori për marrëdhënie me opinionin, pranë Sekretariatit për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit, zëvendëskryeministri Halili i njohu paraardhësit e tij më hapat e ndërmarra për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, duke u ndalur në Analizën për kohezion social të përgatitur në bashkëpunim me Institutin evropian për paqe. Gjithashtu ai i njoftoi se me rastin e 15 vjetorit të nënshkrimit të MO­së nesër do të mbahet edhe një konferencë me temë: “Marrëveshja e Ohrit ­ sfidë dhe garancë për integrim”.

Bashkërisht konstatuan se MO­-ja është dokument i rëndësishëm i vendit për ndërtimin e një shoqëri të barabartë dhe se Qeveria duhet të vazhdojë të ketë prioritet zbatimin e këtij dokument si alternativë e vetme në rrugën drejt anëtarësimit në familjen e madhe evropiane.

Takimi i realizua në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 15 vjetorit të nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit. Në takim, edhe pse ishe i ftuar, nuk ishte i pranishëm Imer Aliu, qëndron në kumtesë. /portalb


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu