Zyra e Fatwa-ve në Egjipt: Ja pse nuk duhet ta shikoni serialin “Ertugrul”

Zyra e Fatwa-ve në Egjipt (Daru-l-ifta) ka paralajmëruar për rreziqet e shikimit të serive turke “Lugina e Ujqërve” dhe “Ertugrul”, duke vënë në dukje se Presidenti Rexhep Tajip Erdogan do që Perandoria Osmane të kthehet me çdo kusht.

“Erdogan nuk do të heqë dorë nga kjo ëndërr duke përdorur të gjitha mjetet dhe fuqinë, politike ose fetare, qoftë edhe përmes veprave kulturore dhe artistike. Presidenti turk beson se shumë vende arabe janë trashëgimi otomane që ai dëshiron t’i rimfusë nën influencën e tij”, tha një autoritet nga kjo Zyrë.

Ai më pas shtoi: “Erdogan dhe pasuesit e tij nuk kanë shmangur përdorimin e retorikës fetare në përgjithësi, dhe institucionit fetwa-ve në veçanti, për të justifikuar operacionet e tyre ushtarake. Duke vepruar kështu, ata u dërgojnë një mesazh kombeve muslimane se turqit janë bartës të flamurit të Islamit dhe se ata janë përgjegjës për mbështetjen e muslimanëve të botës, me qëllimin për t’i çliruar nga shtypja dhe padrejtësitë “.

Duhet të theksohet se seriali “Erutgrul” ka arritur një përqindje rekord të lartë të shikimit gjatë pesë viteve të fundit, transmetuar në dhjetëra vende, e ndjekur nga miliona njerëz në mbarë botën. Ai është përkthyer në shumë gjuhë dhe është një serial i preferuar sidomos në botën arabe.

Seriali përqendrohet në ngjarjet e shekullit të 13-të dhe paraqet biografinë e Ertugrulit, birit të Suleiman Shahut, udhëheqësit të fisit Kayi dhe babait të Osman I, themelues i Perandorisë Osmane.

Thuhet se janë 156 vende që e ndjekun serialin e famshëm, ndërkohë që vitin e kaluar, kryeministri pakistanez Imran Khan urdhëroi transmetimin e tij për disa rajone e fise pakistaneze.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu