Zyrtare, 3 pika kufitare Kosovë-Serbi të bllokuara

Ministria e Punëve të Brendshme edhe zyrtarisht ka njoftuar se tri pika kufitare Kosovë-Serbi janë të bllokuara. Bëhet fjalë për Bërnjakun, Jarinjen dhe Merdaren, raporton Indeksonline.

Në përditësimin e fundit theksohet se këto tri pika kufitare janë të bllkuara.

Bllokadat besohet se janë shkaktuar si pasojë e protestave që janë duke u mbajtur në territorin serb.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës bën thirrje që të mos kalohet nëpër Serbi.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu