Zyrtare: Azem Sadiku i bashkohet Aleancës për Shqiptarët

Kryetari i Komunës së Studeniçanit, Azem Sadiku është zyrtarisht figura e radhës politike që i bashkohet Aleancës për Shqiptarët, përcjell news33.

Lajmi është bërë i ditur edhe nga Komandant Qufa, i cili ka theksuar se pavarësisht presioneve, Sadiku ka dëgjuar zërin e votuesve të tij duke zgjedhur ASH.

”Të nderuar banor të Studeniçanit,të nderuar aktivist të Aleancës për Shqiptarët,me gjitha presionet e mëdha që i bënë dhe tentuan ti bëjn më në fund fitoj vullneti i Zotit e I popullit,

Urime me shum fat e shëndet qofshim në shërbim të vëndit e popullit gjithmon…….

Me respekt gjithmon I juaji Zulfi Adili Qufa”, shkruan Komandant Qufa në Facebook.

Sipas informacioneve për news33, ndaj Sadikut ka pasur shumë presione nga ana e BDI e PDSH për prishje të vendvotimeve./ news33


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu