Zyrtare: BDI ia jep nënshkrimet LSDM-së

Bashkimi Demokratik për Integrim sonte në mbledhjen e mbajtur të Kryesisë Qendrore në selinë në Reçicë të Vogël, ka votuar për mbështetje të LSDM-së për formimin e Qeverisë, raporton TetovaSot.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani, i cili para pak çastesh tha se Kryesia Qendrore sonte gjatë mbledhjes ka vendosur që nënshkrimet t’ia jep LSDM-së, për formimin e Qeverisë së re.

Ndryshe për nesër LSDM ka caktuar mbledhje të Komitetit Ekzekutiv Qendror, ku do të vendoset se kush do të jetë mandatari për formimin e Qeverisë./TetovaSot/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu