ZYRTARE/ Juventusi rinovon kontratën me yllin e skuadrës (VIDEO)

Juventusi ka nisur fushatën e rinovimeve dhe radha për të zgjatur kontratën ka qenë e Juan Cuadrados. Sulmuesi i krahut do të jetë pjesë e Juves deri në vitin 2022 kur kontrata e tij e re do të skadojë.

31-vjeçari po luan sezonin e tij të 5 te Juventusi dhe konsiderohet si një futbollist i rëndësishëm për grupin. Kolumbiani ka luajtur 11 sfida këtë sezon, nga të cilat 7 i ka nisur si titullar. Ai nuk ka arritur të shënojë asnjë gol deri më tani.

Sulmuesi nuk është kthyer asnjëherë në titullar fiks, kushtëzuar dhe nga dëmtimet që e kanë penguar. Kolumbiani qetësohet për të ardhmen dhe mund të mbyllë karrierën te Juventusi. Cuadrado është futbollisti i 3 që rinovon pas Bonuccit dhe Szczęsnyt.

Video:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu