Pas lajmit se në liqenin e Dojranit një peshk i çuditshëm ka kafshuar një peshkatar, zyrtarë të Dojranit e kanë konfirmuar se në këtë liqen ekzistojnë peshqit e rrezikshëm me emrin Piranha, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Enti Hidrobiologjik i liqenit të Ohrit ka konfirmuar se bëhet fjalë për peshq Piranha që rriten në akuarium privat të cilët i kanë lëshuar në liqenin e Dojranit.
Nga ky informacion, zyrtarët e policisë dhe nga ky ent kanë paralajmëruar hetime rreth asaj se do të hapen hetime për atë se kush ka lëshuar peshq të rrezikshëm në liqen./infoshqip.com