Zyrtare, zgjidhet anëtari i pestë të komisionit të medias. Ky është shqiptari që u zgjodh nga liderët

Pas bisedimeve disa orëshe në klubin e deputetëve, në takimin e liderëve të partive politike, siç mëson portali TetovaSot nga burimet zyrtare brenda tryezës së liderëve, Lulzim Aziri zgjidhet anëtari i pestë i komisionit të medias ad-hok.

Pasi lideri i VMRO-DPMNE Nikola Gruevski tha se ai do të pranojë të gjitha kushtet e LSDM-së vetëm që të ketë zgjedhje, duke i lënë partitë e tjera për të zgjedhur anëtarin e pestë.

E vetmja pengesë, për ngërçin politik për mbatjen e zgjedhjeve më 11 dhjetor, sipas Gruevskit ka qenë dakordësimi për anëtarin e pestë të komisionit të mediave, dhe që duhej të jetë shqiptar.

Tani me zgjedhjen e anëtarit të pastë të komiosionit për media, hapet rruga për mbatjen e zgjedhjeve më 11 dhjetor sipas marrëveshjes së Përzhinos.

Korrespodenti i RTVM 2 nga Gostivari Lulzim Haziri është zgjedhur si anëtari i pestë i komisionit ad -hok./infoshqip.com

gv


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu