Zyrtarët e Barcelonës nisen për Paris me qëllin transferimin e Neymar-it

Barcelona i ka intensifikuar veprimet për ta kthyer Neymarin në “Camp Nou”. Sipas radios katalanase, RAC1, zyrtarët e Barcelonës kanë udhëtuar në kryeqytetin francez për ta bërë ofertën e parë zyrtare për brazilianin.

Delegacioni i Barcelonës po drejtohet nga drejtori Javier Bordas.

Në mesin e zyrtarëve që udhëtuan në Paris është edhe ndërmjetësi brazilian, Andre Cury, i cili kishte qenë personi kryesor në transferimin e Neymarit nga Santosi në Barcelonë në vitin 2013 dhe nga Barcelona në PSG para dy vjetësh.

Edhe pse transferimi i Neymarit nuk pritet të kompletohet menjëherë, drejtuesit e Barcelonës do të ulen në tavolinë me drejtorin e Paris Saint-Germainit, Leonardo de Araujon sot, duke i filluar kështu bisedimet për Neymarin edhe formalisht.

Qëllimi i Barcelonës është që ta bindë PSG-në të pranojë ofertë para plus lojtarë në shkëmbim të Neymarit, ose t’ia huazojë për këtë sezon të ri me opsionin për ta blerë verën e ardhshme përfundimisht.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu