Zyrtari amerikan zbulon shifrën sa i ka kushtuar SHBA-së lufta kundër Iranit

Lufta e Shteteve të Bashkuara në Iran ka kushtuar 29 miliardë dollarë deri më tani, tha të martën një zyrtar i lartë i Pentagonit, një rritje prej 4 miliardë dollarësh nga një vlerësim i dhënë në fund të muajit të kaluar.

Jules Hurst, i cili kryen detyrat e kontrollorit, u tha ligjvënësve se kostoja përfshinte riparimin dhe zëvendësimin e përditësuar të pajisjeve dhe kostot operative.

Në fund të muajit prill, një zyrtar i lartë amerikan tha se lufta kishte kushtuar deri në atë kohë 25 miliardë dollarë.

Rreziku i rinisjes së sulmeve nga SHBA janë shtuar për shkak se Irani nuk ka pranuar vijat e kuqe që i konsideron Trump, përfshirë programin bërthamor dhe ngushticën e Hormuzit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu