Zyrtarizon Zaev, Republika e Maqedonisë Veriore (VIDEO)

Në konferencën për shtyp të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë në të cilën kryeministri Zoran Zaev tregoi detajet nga bisedat telefonike të realizuara me kryeministrin grek, Alexis Tsipras për detajet përfundimtare në lidhje me zgjidhjen e çështjes së emrit me Greqin.

“Sot si asnjëherë më parë jam i mbushur me shpresë për të ardhmen e Maqedonisë. Këtë ardhmëri mund ta shohim në horizont, si pjesë e familjes evropiane. Shoh optimizëm, mundësi që duhet të shfrytëzohet, me guxim. Të nderuar qytetarë, kemi zgjidhje historike, duke e zgjidhur këtë çështje e forcojmë miqësinë me Greqinë, si asnjëherë më parë. Me këtë marrëveshje krijojmë mundësi për perspektivë evropiane për qytetarët e këtij vendi. Me këtë e përforcojmë identitetin e Maqedonisë, popullin maqedonas, gjuhën maqedonase. Nuk ka më IRJM, kemi zgjidhje që pranohet nga të gjithë, nga Greqia, nga bashkësia ndërkombëtare.” tha kryeministri Zaev.

Zaev vazhdoi duke thënë se ka emër të definuar qartë, për përdorim të përgjithshëm, Maqedonia Veriore, kombi është maqedonas, gjuha maqedonase, pa fusnotë, me amendament specifik, duke shtuar se Greqia ka dërguar letër në OKB me të cilën hapen rrugët e Maqedonisë për datë për fillimin e bisedimeve për anëtarësim me BE-në, dhe ftesë të drejtpërdrejtë për anëtarësim në NATO.

“Në shtator do të mbahet referendum, ku qytetarët do të vendosin për të ardhmen e tyre, duke thënë “PO, për Maqedoninë. Kthim prapa nuk ka, krahë për krahë me partnerët evropian, anëtarësi në NATO, gjë që garanton investime të reja nga dhe anëtarësi në BE që garanton kushte më të mira, standard më të lartë jetësore për qytetarët tanë.”, shtoi Zaev.

“Bëj ftesë për bashkim për çështjet kyçe të vendit, bëj ftesë deri te presidenti Ivanov, kjo është përgjegjësia jonë ndaj qytetarëve të Maqedonisë.”, përfundoi kryeministri Zaev.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu