​Hoti: Presim të punojmë me Qeverinë e re të Maqedonisë, duke nisur nga një mbledhje e përbashkët

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka përgëzuar të gjithë për përmbylljen me sukses të zgjedhjeve parlamentare në Maqedoninë e Veriut.

Ai ka thënë se presin që shpejt të punojmë me Qeverinë e re që do të formohet në Shkup, duke nisur nga një mbledhje e përbashkët për të shqyrtuar thellimin e bashkëpunimit në mes të dy vendeve tona.

“Urime shqiptarëve për numrin rekord të deputetëve në Kuvend”, ka shkruar Hoti në Facebook.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu